Mediu, leter gjykates: Jam semure

15/07/2009 08:10

Kerkesa e Fatmir Mediut, kreut te PR-se, qe te ndiqet penalisht kryesuesi i hetimeve per Gerdecin, Sokol Stojani, eshte shtyre dje ne Gjykaten e Tirane nga vete deputeti i zgjedhur me 28 qershor.

Nepermjet nje shkrese, Mediu i kerkonte gjykates qe te shtynte procesin, pasi ishte semure dhe do te shkonte ne Greqi per ekzaminime mjekesore.

Gjyqtari i çeshtjes ka pranuar “justifikimet” e te akuzuarit si shkaktar i tragjedise se Gerdecit dhe ka shtyre seancen edhe per dy jave te tjera.

Ish-ministri i Mbrojtjes i ka kerkuar Gjykates se Tiranes qe te zhvleresoje nje vendim te prokurorise se kryeqytetit, e cila nuk ka filluar nje hetim ndaj kryehetuesit te dosjes “Gerdeci”, Sokol Stojani.

Ai kerkon shfuqizimin e vendimit te dates 21 prill 2009, te prokurorit Genti Xholi dhe Genci Qana per mosregjistrimin e procedimit penal ne baze te padise se bere nga ish-ministri Fatmir Mediu.

Top Channel