Nafta, autoriteti akuzon qeverine per “monopol”

14/07/2009 08:50

Ligji i qeverise per “Per perpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre”, udhezimi i tatimeve “Per TVSH-ne”, si dhe kursi i kembimit qe ndjek dogana, jane faktoret kryesore qe kane ndikuar dhe vazhdojne ende te kufizojne tregun e karburanteve ne vend.

Rregullimi i disa akteve nenligjore dhe rishikimi i udhezimeve per taksat, do te sjelle te tjera kushte pune per shoqerite e karburanteve, duke ndikuar ne uljen e cmimit te naftes. Analiza e ketyre fakteve eshte bere nga Autoriteti i Konkurrences, mbi bazen e te cilave, me 29 maj 2009 mori vendimin me konkluzionin se, politikat e qeverise kane ndikuar ne krijimin e mungeses se konkurrences ne treg.

Gazeta “Shqip” nxjerr ne drite pjese kryesore te vendimit nr. 118, “Per disa rekomandime per aktet ligjore dhe nenligjore qe ndikojne ne nivelin e konkurrences ne tregun e shitjes me shumice te karburanteve”. Njeri nga anetaret e Komisionit te Konkurrences, doli kunder ketij vendimi, duke paraqitur argumente, si dhe deshmine e nje operatori hidrokarburesh.

Komisioni i Konkurrences ka marre  ne shqyrtim nje sere aktesh ligjore dhe nenligjore qe kane impakt ne konkurrencen e lire dhe efektive ne treg, si dhe eshte njohur me ankesat e ndermarrjeve te tjera ne treg gjate seancave degjimore. Ne total jane 5 ligje, 2 VKM dhe nje udhezim, qe ndikojne ne ecurine e tregut te karburanteve. Me poshte paraqiten tre faktoret kryesore qe kane dhene impakt negativ per tregun, per pasoje edhe mbi konsumatorin.

Ligji nr. 8450, date 24.02.19992 “Per perpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre”, ka krijuar bazen e nevojshme ligjore per rregullimin e aktiviteteve ne lidhje me produktet e naftes. Sipas nenit 17 te ketij ligji, shoqerite e karburanteve, perpara fillimit te ushtrimit te veprimtarise jane te detyruar te pajisen me leje perkatese tregtimi ose autorizimi.

“Ky kushtezim ligjor krijon kosto shtese per ndermarrjet e tregtimit me shumice, duke sjelle nje rritje te barrierave ne hyrje apo ne dalje”, thote Autoriteti, duke shtuar se, moskushtezimi i shoqerive te karburanteve me shumice, do te sjelle rritjen e transparences per konsumatorin dhe konkurrence ne treg. Autoriteti i Konkurrences ka paraqitur te tjera argumente te ligjit qe nuk sqaron plotesisht raportin qe duhet te kete shumica me pakicen, si dhe del kunder vendimit te qeverise per te pasur kontroll te cmimeve nga lart permes importuesit.

Sipas Autoritetit, dogana duhet t’i referohet kursit te kembimit qe paraqet Banka e Shqiperise, si e vetmja mundesi per te shmangur deformimet ne cmime. Kursi i kembimit (USD) dhe taksat doganore jane faktoret kyce qe kane ndikuar ne cmimin e naftes. Nga vezhgimi ne terren (korrik-tetor 2008), Autoriteti veren se dogana nuk i referohet kursit zyrtar te BSH-se, aq sa ndikimi ne cmim arrin nga 3.7 leke/litri deri ne 5.5 leke/litri. Shoqerite importuese e kane kundershtuar udhezimin nr. 17 date 15.05.2008, “Per TVSH”, me pretendimin se cenon konkurrencen ne treg.

Ne kete udhezim parashikohet qe cmimi i vendosur ne faturen qe leshohet nga shoqeria e tregtimit me shumice shoqerise se tregtimit me pakice, eshte ai i shitjes me pakice dhe mbi vleren e tatueshme te cdo furnizimi aplikohet TVSH ne shkallen tatimore 20%. Ajo deklarohet si TVSH e mbledhshme nga personi qe luan rolin e kryesorit dhe konsiderohet si TVSH e zbritshme per bleresin, brenda percaktimeve te nenit 33 te ligjit. “Ky udhezim mund te krijoje premisa per kufizimin e konkurrences ne tregun e shitjes me pakice te karburanteve, pasi konkurrenca eshte e perqendruar ne nivelin e shitjes me shumice””, thekson Autoriteti.  
 

Top Channel