KRRTRSH kalon Lalzin dhe Porto Romanon

14/07/2009 15:25

Ne nje mbledhje maratone Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes, ka miratuar rreth 20 projekte te ndryshme, hidorcentrale te mesem dhe te vegjel, studime per zona banimi ne bregdet dhe kryeqytet, si dhe disa projekte per zona industriale.

Nder vendimet e miratuara ra ne sy masterplani per zonen energjitiko-industriale te Porto Romanos ne Durres, zone kjo e vene ne qender te debateve mes socialisteve dhe kryeministrit Berisha vitin e fundit.

Studimi parashikon nje zone prej me shume se 800 hektaresh, ku pervec depozitave te naftes do te ndertohen disa vepra industriale nder te tjera dhe nje tec.

Sipas kryeministrit Berisha, i cili kryeson KRRTRSH, jane marre parasysh vlera arkeologjike dhe mbrojtja e mjedisit.

“Kjo do te jete zona me e fuqishme industriale e vendit, qe do te shnderrohet ne nyjen e energjise elektrike me te rendesishme te Ballkanit. Ne shikojme se pari mjedisin dhe standartin dhe me pas shikojme kapaictetet. E rendesishme eshte te mos prodhohen ndotje qe nuk i ka standarti”, ka deklaruar Berisha.

Kryeministri me tone te ashpra u shpreh i bindur se asnje organizate mjedisore nuk do te lejohet te pengoje zhvillimin industrial te vendit.

“Ne menyre absolute anti-globalistet nuk do te bejne asgje. Ata parqesin interesat e mafias”, eshte shprehur Berisha.

Po ashtu, nje tjeter vendim ishte ai per studimin e zones turistike te Gjirit te Lalsit, perseri ne qytetin e Durresit.

Edhe kjo nje tjeter zone turistike per te cilen socialistet kane akuzuar drejtuesit e qeverise. KRRTRSH ka miratuar edhe vendimin per planin turistik te Orikumit, te cilin kryeministri e quajti nje investim gjigand modern qe shpalos synimet e qeverise se drejtuar prej tij per turizmin.

KRRTRSH shtyu per nje mbledhje tjeter vendimet per fabrikat e cimentos ne zonen e Fushe Krujes, per te cilat do te realizohet nje studim per impaktin mjedisor.

Top Channel