KQZ bllokon edhe rishikimin e Tiranes

14/07/2009 14:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi poshte me shumice 4 me 3 kerkesat ankimore te Partise Socialiste, LZHK-se dhe PBDNJ-se per qarkun e Tiranes.

Njesoj si per Beratin, palet ankimuese kerkonin rivleresim te votave. Sic thuhet ne kerkesat ankimore, grupet e numerimit kane shkelur nenet 117 dhe 118 te kodit zgjedhor, qe flasin per kriteret dhe vleresimin e votes. Numeruesit kane shpallur si te parregullta vota te vlefshme, apo, sic thote LZHK, votat e nje partie i kane kaluar nje partie tjeter.

Pika 5 e nenit 118 parashikon rastin e fleteve te votimit te kontestuara, te cilat bashke me procesverbalin perkates, futen ne nje zarf te posacem. Por, si per Beratin edhe per Tiranen nuk ka pasur zarfe te tille. Socialistet kerkuan te depozitohen si prova materiale librat e protokollit te KZAZ-ve perkatese dhe disa proces-verbale grupesh numerimi. Por KQZ arriti ne perfundimin se hetimi administrativ i hapur prej saj, nuk nxori prova te qenesishme sic kerkohen nga pika 1 shkronja dhe e nenit 126.

Megjithate, perkunder mendimit te shumices, nenkryetarja Deshira Subashi kujtoi piken 6 te nenit 136 qe thote se kur KQZ cmon se nje fakt, rrethane ose ngjarje ka ndodhur, ajo merret si prove pavaresisht nese nuk eshte e pasqyruar ne ndonje dokument zgjedhor. Po ashtu, nenkryetarja Subashi kujtoi se sipas nenit 138 pika 3, mjafton nje kerkese nga dy anetare te KQZ-se, qe te behet rivleresim ose rinumerim i votave. Mbi kete baze ligjore ajo se bashkuar me anetarin Artan Lazaj, kerkuan si per rastin e Beratit edhe te Tiranes rivleresim te votave sipas kerkesave ankimore te paraqitura.

Ne seancen per Tiranen ra ne sy prania e njekohshme e Oerd Bylykbashit dhe Damian Gjiknurit, dy nga ekspertet bashkautore teknike te kodit te ri zgjedhor. Zoti Gjiknuri qe mban edhe postin e nensekretarit per ceshtje ligjore ne Partine Socialiste, argumentoi se pikerisht keto dy dispozita jane futur ne kod per te mbrojtur pakicen e anetareve te KQZ-se nga kartonat e shumices.

Kurse Oerd Bykykbashi, njekohesisht drejtues i nje departamenti antikorrupsion ne kabinetin e kryeministrit, thote se keto dispozita nuk duhen nxjerre nga konteksti i tyre, i cili kerkon megjithate indicie per te perligjur kerkesen per rivleresim. Bylykbashi sqaron se keto dy dispozita, kerkesa te partise socialiste kur u shkrua kodi, u vune si kushte per te kaluar dispozita te tjera te kodit. Tere thelbi i ketij debate permblidhet ne kete pyetje: A duhet te hapen kutite per te nxjerre ne shesh te verteten se ku ka shkuar vota e shqiptareve, pavaresisht kohes qe kjo mund te kerkoje?

Top Channel