Deficiti buxhetor rrit taksat per biznesin

14/07/2009 15:00

Nevoja per para duket po e detyron qeverine te rrise serish disa taksa per biznesin.

Pas vendimit per rritjen e akcizave, per mallrat e forta, kryesisht duhanin dhe pijet alkoolike qe ne disa raste shkonte deri ne 40 per qind, Ministria e Financave ka marre nje tjeter vendim te papritur, i cili rrit me shume se dyfish taksat doganore, per mallrat e importit qe vijne nga jashte Bashkimit Europian.

Vendimi i marre pa njoftuar me pare bizneset, ka mberritur ne Drejtorine e Doganave dhe vetem 4 dite me pare eshte shnderruar ne urdher nga drejtori i pergjithshem i doganave. Me te prekurit nga ky vendim jane jane kryesisht tregtaret qe importojne nga Kina. Sipas urdhrit, taksat per mallrat e importuara nga jashte BE-se tashme do te paguhen ne baze te peshes se mallrave, qe sipas tregtareve rrit detyrimet doganore qe ata duhet ti paguajne shtetit.

Sipas tyre per nje kontenier vlera e zhdoganimit nga 2 milione leke qe ishte perafersisht tashme shkon ne rreth 5 milione leke. Kjo ka bere qe shume tregtare prej tre ditesh t’i lene kontenieret te pazhdoganuar ne Drejtorite e Doganave, me shpresen per nje vendim te ri nga Ministria e Financave. Te dhenat zyrtare tregojne se qeveria eshte ne nevoje per para si pasoje e uljes se te ardhurave ne buxhet, por edhe shpenzimeve te larta qe ajo beri ne ne ne fillm te vitit deri ne prag te zgjedhjeve elektorale.

Ne 5 mujorin e pare te vitit, qeveria mblodhi 8 miliarde leke me pak nga sa kishte parashikuar nga taksat. Por nga ana tjeter shpenzimet per investime ishin 4.1 miliarde leke me shume se programi, ndaj per pasoje, deficiti buxhetor ishte 31 per qind me shume nga sa ishte parashikuar.

Top Channel