Virusi, ministria urdheron ekzaminimin e cdo rasti

13/07/2009 08:25

Ministria e Shendetesise ka derguar urdhrin ne Institutin e Shendetit Publik, qe te gjitha rastet e renda te virozave te stines, per te cilet mjeket dyshojne, te dergohen per ekzaminime specifike deri ne konfirmimin perfundimtar.

Kjo per te pasur ne kontroll territorin e Shqiperise, per sa i takon perhapjes se gripit te derrave. Rrjeti i informacionit, masat mbrojtese dhe gjendja ne gatishmeri e vigjilence jane pikat kryesore per mbajtjen ne kontroll te situates dhe perballimin e nje pandemie te mundshme ne muajin shtator.

Nderkohe qe duke nisur nga kjo jave ne bashkepunim me shoqatat nderkombetare shendetesore Ministria e Shendetesise, Instituti i Shendetit Publik do te nise trajnimet ne te gjithe vendin per sa i takon situates qe presim ne vend, nga prekja e virusit AH1N1, ndryshe gripi i derrave.

Mjeket e qendrave te medha shendetesore, te qendrave te vogla, poliklinika, apo qendra shendetesore, ne rast se dyshojne per pacientet duhet te dergojne kampion per analize.
Ne saje te nje bashkepunimi me laboratoret e huaj, perkatesisht ne Britanine e Madhe dhe Rumani, shteti shqiptar mund te dergoje ne cdo kohe ne keto struktura kampione per ekzaminim. Behet fjale per analiza specifike me parametra edhe me te larte se ato te Shqiperise.

Ishin analizat paraprake te specialisteve te Institutit te Shendetit Publik, ato qe verifikuan se dy shtetas, njeri me kombesi britanike dhe tjetri me kombesi shqiptare, te cilet nuk ishin prekur nga gripi i shpendeve. Te dy pacientet, ishin te dyshuar dhe deri ne konfirmimin e analizave perfundimtare ata u mbajten te izoluar ne sherbimin e Infektivit, ne qendren spitalore universitare, “Nene Tereza”.

Nga ana tjeter, sipas departamentit te Epidemiologjise, te gjitha kontrollet qe behen ne laboratore jane rutine, duke qene se kjo tashme eshte bere pjese e punes se perditshme.
Do te jepet nje pergjigje publike ne rast se analizat evidentojne rastin e pare ne Shqiperi te prekur me H1N1.
Sipas epidemiologeve, deri tani asgje nuk eshte zyrtare, por nuk perjashtohet mundesia qe ky virus te jete importuar ne Shqiperi, kjo ne nje forme te lehte infeksioni.

Dy paciente nga Shqiperia, pasi kane kryer analizat ne laboratoret ne vend, presin nje konfirmim nga Britania e Madhe dhe Rumania, nese jane te prekur nga gripi i derrave apo jo.

Pacientet kane probleme respiratore, dhembje te trupit, apo shqetesime gastrointestinale. Pas konfirmimit te strukturave shqiptare, pacientet dhe Instituti i Shendetit Publik pret nje tjeter pergjigje nga laboratoret jashte vendit.

Ekzaminimet e detajuara, duke perfshire edhe procesin e bashkepunimit me laboratore nderkombetare te ekzaminimeve, vjen ne zbatim te nje urdhri te Ministrise se Shendetesise, ne kuader te vigjilences dhe gatishmerise per prekjen e Shqiperise nga gripi i derrit.

Analizat e para kryhen ne laboratoret shqiptare, perkatesisht prane Institutit te Shendetit Publik. Me pas ato kampione qe jane pjese e “perkufizimit te rastit”, kalojne ne siten e laboratoreve te huaj. Deri tani, kane qene plot 70 raste te tilla.

Top Channel