Formulari A2 , sot afati perfundimtar

13/07/2009 08:15

Sot eshte afati i fundit per te dorezuar formularin A2 ne shkolla. Me ane te tij, kandidatet per ne universitet duhet te zgjedhin 10 deget e preferuara te fakulteteve.

Kush nuk e ka dorezuar ende duhet te beje kujdes me plotesimin, ne menyre qe te beje zgjedhjen e duhur.
Plotesimi i formularit A2 eshte  i detyrueshem edhe per te gjithe ata kandidate qe  duan te konkurrojne ne

Akademine e Arteve te  Bukura, ne Akademine e Sporteve “Vojo Kushi” dhe programet e studimit te Edukimit Fizik e Sporteve ne universitetet e Shkodres dhe Elbasanit, krahas regjistrimit ne konkurse perkatese qe ata kane kryer prane ketyre institucioneve.

Sa u perket provimeve me zgjedhje, ka nisur dy dite me pare korrigjimi i testeve ne 4 qendra vleresimi.
Nese nuk kalojne ne  nje nga lendet me zgjedhje, ata nuk mund te behen pjese  e gares se universiteteve.
Testet jane shperndare  ne Tirane, Shkoder, Elbasan dhe Fier, ne menyre  qe procesi te perfundoje sa me shpejt. Vetem pas dy javesh, rreth dates 24 korrik maturantet do te mund te njihen me notat qe kane marre.

Top Channel