Fier, masaker ne zonat pyjore

13/07/2009 08:35

Siperfaqet pyjore te Qarkut te Fierit vazhdojne te regjistrojne demtime.

Fondi pyjor ka konstatuar: prerje te drureve, si dhe vatra e zjarrit te rena ne to. Keshtu, flaket e zjarrit kane demtuar gjate sezonit te veres se shkuar me shume se 70 ha pyll, perberja e te cilit ka qene me drure thuajse shekullore.

Nderkohe qe prerjet e drureve pa kriter kane demtuar nje siperfaqe me  te vogel se kjo e regjistruar nga zjarret, por serish ka tregues mjaft te larte. Keto statistika alarmante deklarohen zyrtarisht nga burime te Drejtorise Rajonale Pyjore ne Fier, e cila ka protokolluar cdo rast te konstatimit te demtimit te fondit pyjor.

Por, statistikat e Repartit te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimi ne Prefekturen e Fierit, duke u bazuar ne numrin e zjarreve te rena ne pyje tregojne se nje pjese e madhe e pyjeve dhjeteravjecare te Qarkut te Fierit kane pesuar demtime vetem nga zjarret e vene ne menyre te qellimshme.
Zyrtarisht, Drejtoria e Pyjeve deklaron se deri nje muaj me pare rojet e pyjeve qe operojne ne Qarkun e Fierit kane evidentuar me shume se 12 raste te prerjes masive te pyjeve.

Nder zonat ku jane konstatuar demtime jane pylli i Semanit, Godulles, Divjakes, Cakranit, Ruzhdies etj. Ne po te njejtat pyje jane regjistruar edhe vatrat e zjarrit. Kjo shpjegohet nga specialistet e repartit te mbrojtjes nga zjarri, si dhe nga specialistet e Drejtorise Pyjore me faktin se si demtimet me prerje dhe ato me djegie kane pasur nje qellim, krijimin e shesheve te ndertimit nga shume investitore te interesuar per te ngritur aktivitetin e tyre ne mes te gjelberimit te pyjeve.

Kjo ka bere qe Drejtoria Rajonale Pyjore Fier te marre masa shtese, me ane te te cilave kerkon te ule ndjeshem demtimet e siperfaqeve te pyjeve. Sipas drejtuesve te Pyjores Fier, mesohet se per kete vit, ne baze te nje urdhri te Ministrise se Mjedisit, si dhe te emergjencave civile eshte rritur numri i vrojtuesve te pyjeve, nderkohe qe numri i rojeve te pyjeve eshte ende shume i ulet.

Top Channel