Emigrantet shtojne aksidentet

12/07/2009 17:45

Aksi mes “Zogut te zi” dhe Laprakes eshte i njohur per policine si njolla e zeze numer nje ne Tirane ku humbasin jeten me shume shtetas gjate aksidenteve rrugore.

Por ne te gjithe vendin policia llogarit 180 njolla te tilla.

Policia rrugore konfirmon se muaji qershor u mbyll me bilancin tragjik te 40 te vrareve nga aksidentet rrugore.

Si faktor i shtimit te aksidenteve ekspertet shohin shtimin e trafikut dhe rikthimin e emigranteve per sezonin e veres, keta te fundit te pamesuar me rruget shqiptare, por qe ne shume raste thyejne rregullat e qarkullimit ne menyre te vullnetshme.

Tre muajt e veres regjistrohen prej vitesh si periudha me fatkeqe e qe sjell me shume te lenduar nga aksidentet rrugore.

“Numri i aksidenteve mbetet shume i larte ne krahasim me standardet e lejuara. Gjeje rastin qe tu bej thirrje te gjithe drejtuesve te mjeteve qe te zbatojne rregullat e qarkullimit rrugor”, theksoi shefi i policise rrugore, Shkelzen Alia.

Nderkaq nje studim i fundit numeron si rruget me te tmerrshme ku vdesin njerez 180 akse, ne varesi te te cilave policia rrugore ka hartuar edhe sherbimet e saj.

“Rruge problematike mbetet aksi per ne Shkoder, por edhe autostrada Fier-Lushnje”, eshte shprehur Alia.

Dy shkaqet e tjera per shtimin e aksidenteve kane lidhje me mbishpejtesine dhe perdorimin e alkoolit.

Top Channel