“Fieri”, KQZ vendos rinumerimin e dy QV-ve

11/07/2009 19:10

Gjate mbledhjes se pasdites se sotme qe ka nisur prej dy oresh ne KQZ, anetaret kane rene dakord per rinumerimin fillestar te dy qendrave te votimit.

Gjate diskutimit te ankimimeve te PD dhe PS, anetaret kane miratuar me 6 vota pro dhe 1 kunder rinumerimin fillestar te qendrave te votimit 3006 dhe 3017 te qarkut te Fierit.

Aktualisht, mbledhja eshte nderprere me propozim te kryetarit Arben Ristani per nje pushim te shkurter dhe do te rifilloje pas pak castesh me vijimin e shqyrtimit te ankimimeve.

Top Channel