Fier, tender per Banesat sociale

10/07/2009 08:40

Javen e ardhshme do te zhvillohet, per here te dyte, tenderi per banesat sociale ne qytetin e Fierit.

Juristi i bashkise, Fier Luan Cala, ka bere publik kete fakt, duke deklaruar gjithashtu se kete here shpresohet qe tenderi te zhvillohet dhe qe puna per ndertimin e ketyre banesave te nise sa me pare.

“Presim qe keto dite te zhvillohet tenderi per banesat sociale dhe shpresojme te mos kemi me deshtim. Jane 96 familje te cilat presin sa me pare nisjen nga puna te ndertimit te pallatit dhe qe do te hyjne ne keto banesa edhe pse me qira”, ka thene Cala. Pak kohe me pare u zhvillua faza e pare e tenderit, por per shkak te mosplotesimit te numrit ne kohe te firmave dhe mungeses se dokumentacioneve, ai deshtoi, duke u shtyre per ditet e korrikut.

Aktualisht keto banesa me ane te nje vendimi te keshillit bashkiak muaj me pare pritet te ndertohen ne lagjen “16 Prilli” te qytetit te Fierit, ku po sipas ketij vendimi eshte lene ne dispozicion nje siperfaqe prej 9000 meter katroresh.
Nga keto banesa do te perfitojne 96 familje, te cilat i kane plotesuar kushtet dhe kane siguruar statusin e te pastreheve, edhe pse numri i tyre ne listen e Bashkise se Fierit rezulton shume me teper se 700.

Top Channel