Berlusconi: Vendet e G8, te bashkuar kunder krizes

09/07/2009 19:15

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi e ka vleresuar me nota pozitive ecurine e samitit te G8, qe po zhvillohet ne Akuila te Italise.

“Ne samit eshte regjistruar nje bashkim i vullneteve te te gjithe pjesemarresve per te bashkepunuar per te zgjidhur krizen”, ka deklaruar Berlusconi.

Kreu i qeverise italiane ka vleresuar edhe propozimin e presidentit amerikan Barack Obama per nje tjeter samit per carmatimin.

“Obama propozoi mbajtjen e nje samiti tjeter ne maj te vitit te ardhshem. Nje samit me te gjitha vendet qe zoterojne arme berthamore, me qellim krijimin e nje bote me te sigurte”, ka shtuar Berlusconi ne nje konference per shtyp.

Top Channel