Gjinushi: Rritja e votuesve, artificialisht nga PD

08/07/2009 19:45

Skender Gjinushi i PSD-se akuzon si nje nga skemat e manipulimit te zgjedhjeve edhe rritjen artificiale e numrit te votuesve.

200 mije me shume se ne 2007-en dhe se gjysma ishin vetem ne Tirane. Gjinushi e argumenton kete me faktin se brenda qarqeve Tirane dhe Durres ekzistojne ato qe ai i konsideroi “enklavat e PD-se”, duke vendosur edhe qendra votimi ne ambjente private te militanteve te PD-se.

“Berisha eshte humbesi kryesor i zgjedhjeve perballe shqiptareve dhe nderkombetareve. Pasi humbi standartet zgjedhore ai ka deformuar dhe manipuluar zgjedhjet. Berisha nuk ka marre 71 mandate dhe as mbeshtetjen popullore”, shprehet Gjinushi. Por kryetari socialdemokrat perfshiu ne analizen e tij dhe te majten. Duke mos shpetuar as PS-se, por intensifikuar goditjen ndaj Ilir Metes.

“E majta, zgjedhjet nuk i fitoi as i humbi, pasi ajo u shit nga LSI dhe u drejtua keq nga PS. Veprimi me i fundit i LSI-se eshte i paravendosur dhe eshte nje matrapazllek politik qe thellon krizen dhe nje veprim qe demton parimet e demokracise”, perfundon Gjinushi.  

Top Channel