Amerikanet kerkojne me shume trupa afgane

08/07/2009 21:30

Zyrtaret e larte ushtarake amerikane te cilet komandojne edhe sulmin e ndermarre ne zonat talebane kane kerkuar me shume pjesemarrje te forcave ushtarake afgane ne operacion.

“E verteta eshte se ne nuk kemi shume forca afgane ne mbeshtetje. Une do doja te kisha per cdo batalion Marinsash nje batalion me ushtare afgane. Imagjinoni nese ne kete operacion do te merrnin pjese 4000 marinsa dhe 4000 ushtare afgane?”- deklaroi Gjenerali Larry Nicholson, komandant i trupave ushtarake ne provincen afgane te Helmandit.

Ne operacionin anti taleban te nisur nje jave me pare marrin pjese 4000 marinsa dhe 650 ushtare afgane ne nje perpjekje per te vendosur kontrollin e qeverise afgane ne te gjithe territorin ne kuader te zgjedhjeve te gushtit.

Top Channel