Skandali i kalendarit të famshëm në Romë, “prifti seksi” pranon: Nuk kam qenë kurrë klerik
Udhetim i nje djali sudanez permes gjithe kontinentit afrikan per t’i shpetuar luftes civile dhe varferise.
Kjo eshte tema e librit “The Lost Boy”, (Djali i Humbur), veper e te riut Aher Arop Bol, e vleresuar nga kritika nderkombetare si nje kryeveper autentike.
E ka shkruar per 6 jave dhe ne te tregohet deshira e jashtezakonshme per te jetuar dhe luftuar e djalit 25-vjecar, nga jugu i Sudanit, i cili i shpetoi luftes civile qe shpertheu ne vendin e tij.
“Observer”, edicioni i se dieles ne gazeten britanike “The Guardian”, i dedikon nje artikull te gjate duke cituar edhe komentet entuziaste te disa revistave afrikano-jugore si “Drum Magazine”, qe e percakton kete veper si “nje histori te jashtezakonshme dhimbjeje, deshperimi e mbi te gjitha mbijetese”.
Historia
Sot Arop Bol eshte 25 vjec dhe jeton ne Pretoria, kryeqytet i Afrikes se Jugut. Eshte shume i kenaqur me suksesin qe ka arritur, po endrra e tij me e madhe eshte te rikthehet ne vendin e lindjes dhe te futet ne treg.
Arop Bol eshte larguar nga Sudani rreth 22 vjet me pare dhe prej asaj kohe i eshte dashur te jetoje pa prinderit.
Per disa vjet jetoi ne kampe te ndryshme te Etiopise, Kenias dhe Zimbabves bashke me nje xhaxha te tij.
Tregimet e para te librit jane te lidhura me kete periudhe dramatike, ku sic pranon Arop Bol, mijera burra dhe gra vdisnin urie dhe trupat e tyre digjeshin masivisht.
Ne moshen 5-vjecare ndahet edhe nga xhaxhai, i cili u angazhua ne Levizjen e Armatosur per Lirimin e Popullit Sudanez.
Prej asaj kohe, i vogli Arop Bol duhej te mbijetonte i vetem. Jetoi bashke me refugjate te tjere dhe “djem te humbur” si ai, te cilet qendronin ne kampe refugjatesh. Me ata ndau vetmine, grindjet, ushqimin e pakte qe mezi sigurohej ne zonat e minuara.
Ashtu sikurse shume refugjate lufte, kur shkoi ne kampin e refugjateve ne Kenia, beri perpjekje per t’u adoptuar nga nje familje perendimore. Por kerkesat nuk u pranuan dhe endrra per te shkuar ne nje vend paqeje varrosej hera-heres.
Ne moshen 18-vjecare pershkoi 6 mije kilometra dhe kaloi kufirin e shteteve afrikane pa patur nje pasaporte.
Me ne fund ne vitin 2002 mberriti ne Afriken e Jugut, ku vec puneve te vogla, studioi edhe juridik. Pastaj papritur i erdhi ne koke ideja e te shkruarit te ketij libri, qe po merr vleresime gjigante nga kritika.
Sot i riu, qe ka vuajtur aq shume, shet cigare dhe karamele ne kryeqytetin afrikano-jugor, dhe shpreson shume qe libri i tij te prirtet mire nga publiku, me qellim qe parate t’i perdore per t’u kthyer ne vendin e tij.
“Nuk dua te pasurohem, por dua te ndertoj nje shkolle. Dua t’u tregoj njerezve se toka jone eshte shume pjellore dhe se duhet uje per ta kultivuar”, thote Arop Bol.
Pyetjes se si ia ka dale te shkruaje nje liber per 6 jave, ai i pergjigjet se cdo gje e kishte te shkruar ne koke.
Nderkohe ai tregon se pasi grumbulloi pak para ne 2003, shkoi ne Sudan per te kerkuar prinderit e tij.
“I gjeta atje dhe ishin mesuar te jetonin pa mua. Zbulova se merreshin me bujqesi dhe te pakten sot di se kur kam lindur”, tregon me trishtim Arip Bol.
Top Channel