Zjarri shkatërron tempullin historik budist në Japoni, ku ndodhet ‘flaka e përjetshme’

21/05/2026 14:21

Një zjarr i madh ka shkatërruar plotësisht Sallën Reikando, pjesë e tempullit budist Daishoin në ishullin Miyajima, në qytetin Hatsukaichi të prefekturës Hiroshima në Japoni.

Tempulli është i njohur për “flakën e përjetshme”, e cila sipas historisë ka qenë duke u djegur pandërprerë për rreth 1,200 vjet. Mediat japoneze raportojnë se murgjit arritën ta zhvendosin flakën në një vend tjetër përpara se zjarri të përhapej në sallë.

Sipas autoriteteve, ekziston dyshimi se vetë “flaka e përjetshme” mund të ketë qenë shkaku i zjarrit, megjithëse hetimet për rrethanat e plota të incidentit janë ende në zhvillim.

Japan Times kujton se Salla Reikando ishte përfshirë nga flakët edhe në vitin 2005, por atëherë “flaka e përjetshme” kishte mbijetuar pa u fikur.

Raportet e para për zjarrin u regjistruan të mërkurën në mëngjes, ndërsa sipas BBC, autoritetet konfirmuan se flakët u vunë nën kontroll dhe u shuan të enjten.

Dëmet materiale konsiderohen të mëdha, ndërsa tempulli Daishoin mbetet një nga vendet më të rëndësishme fetare dhe historike në Japoni.

Top Channel