Vasili: Hap para ne zhvillimin e zgjedhjeve

28/06/2009 19:05

Sekretari i pergjithshem i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar se procesi zgjedhor eshte zhvilluar ne nje klime te qete, pavaresisht fushates “se tensionuar” zgjedhore.

Ne nje prononcim per Top Channel, Vasili ka theksuar se per here te pare eshte shenuar nje hap para ne zhvillimin e zgjedhjeve ne vend.

“Sot ka qene nje dite me e qete nga parashikimet, duke pare edhe situaten e tensionuar parazgjedhore. Qytetaret kane treguar se duan zgjedhje te tjera, te qeta dhe jo konfliktuale. Eshte hedhur nje hap pozitiv ne zhvillimin e zgjedhjeve. Ka pasur parregullesi dhe incidente, por qe ne thelb nuk e kane demtuar procesin”, ka pohuar Vasili.

Top Channel