Ndoka: PD e PS pakt per pjesemarrjen

28/06/2009 18:27

Kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka akuzon partite e medha se po bejne nje pakt te fshehte ne lidhje me numrin e pjesemarresve ne votim.

Ne nje prononcim per mediat, Ndoka theksoi se informacione te konfirmuara bejne te ditur se komisioneret e Partise Socialiste dhe ata demokrate kane marre nga drejtuesit e tyre porosi qe gjithe ato flete votimi qe nuk jane perdorur te shfrytezohen ne menyre te padrejte.

“Po merren me ane te sms numrat e pasaportave per te perdorur fletet e votimit duke rritur ne menyre artificiale numrin e votuesve”, u shpreh Ndoka.

Sipas tij, dy lideret politike kryesore duhet te heqin dore nga keto skena.

Top Channel