PS “çan” rrethimin

26/06/2009 15:00

Mitingu i permbylles i fushates zgjedhore te Partise Socialiste ne bulevardin Deshmoret e Kombit do te zhvillohet normalisht sot ne mbremje.

Odiseja e perplasjes me policine dhe e pengimit qe nisi dje pasdite dhe vazhdoi per gjate gjithe nates eshte mbyllur ne mesdite, kur simpatizantet dhe drejtuesit e opozites kane zhvendosur makinat qe kishin bllokuar hyrjen ne bulevard dhe kane hapur rrugen per hyrjen e kamionit me fonine dhe pajisjet e tjera per skenen dhe podiumin.

Por atehere kur kordoni i policise u thye dhe mbeshtetesit e PS-se arrriten te kalonin automjetin ku mbahen pajisjet per tribunen, nje nga drejtuesit e policise se rendit, Krenar Ahmeti, i njohur me pare si drejtues i qarkullimit rrugor ne Tirane eshte lidhur me pranga nen kamion duke tentuar te bllokoje kalimin e tij.

Ahmeti ka qendruar keshtu per disa caste megjithe apelin e disa prej kolegeve te tij ne vendngjarje.

Oficeri eshte bindur vetem pas nje telefonate te bere nga njeri prej shefave te tij. Kjo situate ne fakt nuk ishte e para e ketij lloji edhe gjate nates i njejti oficer pengoi me trup makinen qe mbate pajisje per skenen e mitingut.

Por perplasja fizike mes perkrahesve te opozites dhe forcave te rendit ka shenuar edhe nje incident tjeter qe e coi tensionin ne kulm.

Ne castet kur polcia dhe mbeshtetesit u shtyne me njeri tjetrin, nje person i moshuar humbi ndjenjat duke u derguar menjehere ne spital.

Pak caste me pas ne bulevard mberrin kamioni me pajisjet e fonise dhe kembengulja e turmes, aktivisteve, dhe drejtuesve socialiste e atyre te opozites beri qe bulevardi te lirohej nga makinat qe e kishin bllokuar dhe kamioni te vazhdonte rrugen drejt kryeministrise.

Menjehere me pas nisi te ndertohej skena dhe podiumi i mitingut nga ku kryetari socialist Edi Rama do t’i drejtohet shqiptareve ne mitingun permbylles te fushates zgjedhore.

Ndersa policia, nga skajet e bulevardit ku ishte vendosur me pare, ka rrethuar trotuarin e kryeministrise duke vezhguar punimet. Lirimi i sheshit ka kthyer edhe qetesine ne mesdite ne bulevardin Deshmoret e Kombit.

Top Channel