Nelly Furtado, album i gjithi ne spanjisht

26/06/2009 17:20

“Manos Al Aire” eshte kenga me e te e kanadezes Nelly Furtado qe paraprin publikimin e albumit “Mi Plan”, i gjithi ne gjuhen spanjolle.

Data kur albumi i ri do preke tregjet muzikore eshte 25 shtatori, ndersa ne kete projekt kane marre pjese edhe artistet latine Juanes e Calle 13. “Mi plan” eshte albumi i katert per Furtado-n, e cila ne vitin 2007 me “Loose” arriti majat e muzikes boterore.

“Ky eshte albumi im i pare i gjithi ne gjuhen spanjolle. Kenget flasin per dashurine dhe jeten e perditshme. Artistet qe kane bashkepunuar me mua kane shtuar nje tingull origjinal. Jam shume krenare qe kam punuar me Universal Latino per kete projekt”, shprehet kengetarja nga Kanadaja.

Top Channel