Tragjedia ajrore, ne korrik raporti i pare

25/06/2009 16:45

Do te publikohet me 2 korrik raporti i pare teknik mbi dinamiken e tragjedise ajrore te ndodhur me 1 qershor ne brigjet braziliane.

Lajmin e bejne te ditur mediat franceze. Nderkohe, kompania Air France ka njoftuar sot se jane gjetur trupat e pilotit te avionit, Marc Dubois dhe te nje stjuardese, mbi te cilet po behet autopsia.

Avioni ishte nisur nga Rio per ne Paris dhe pasi kishte bere nje pjese te vogel te rruges u zhduk ne menyre misterioze nga radaret. Nga renia e tij ne oqean humben jeten mbi 200 persona.

Top Channel