Jolie, presidente e ardhshme e SHBA?

24/06/2009 09:05

Angelina Jolie eshte e lodhur me Hollywood dhe tenton Shtepine e Bardhe.

Aktorja e njohur per betejat humanitare ne projektet e Kombeve te Bashkuara, sipas te perditshmes britanike “Daily Express” po planifikon hyrjen e saj ne politike.

Tabloidi, duke cituar nje mik te aktores njofton se Angelina ka nisur te merzitet nga  Hollywood dhe kerkon ta coje kendveshtrimin e saj ne Washington.

“Jolie admiron presidentin Obama dhe mendon se edhe ajo mund te beje nje ndryshim te madh ne jete”, thote miku i Angelina-s.

Ylli hollivudian ka gjashte femije, tre te adoptuar dhe tre natyrale me partnerin Brad Pitt.

“Jam gati te vendos nje shifer te madhe bast se Angelina do te jete presidentja e pare grua ne 20 vitet e ardhshme. Kur i shkrepet ne koke dicka ajo ben te pamunduren per ta realizuar. Eshte shume e vendosur dhe e vleresuar per punen qe po ben me Kombet e Bashkuara dhe jam i sigurt se nese i kushtohet totalisht politikes do te beje nje levizje te madhe”, thote miku i aktores 34-vjecare.

Top Channel