Mourinho, divorc pas 20 viteve martese

22/06/2009 17:15

Eshte dashur nje vit ne Itali qe edhe Jose Mourinho te shfaqej ne faqet e para te mediave gossip.

Kete here duket se gjerat nuk po shkojne mire me martesen e “Special One”, pasi bashkeshortja e tij Matilde ka vendosur te divorcohet pas 20 viteve martese. Shkak per kete mendohet se eshte bere nje vajze e panjohur italiane me te cilen trajneri i Interit po shoqerohet prej disa muajsh.

Lajmin e ben te ditur gazeta “Correio de Manha”, sipas se ciles, cifti ka nisur procedurat ligjore te divorcit. Vendimi i bashkeshortes duket se eshte pritur me qetesi nga Mou, i cili ka pranuar t’i jape fund marteses cka do t’i kushtoje nje shume te mire te hollash.

Tradhetia e teknikut nuk eshte nje gje e re, pasi qe ne kohen kur ai drejtonte Porton u perhapen zera per lidhjen e fshehte me bukuroshen Elsa Sousa, por atehere gjithcka kaloi ne heshtje per t’i dhene edhe nje shans marteses.

Top Channel