Listat trefishojne Boboshticen

20/06/2009 14:55

Fshati Boboshtice ka vetem 300 banore por ne listat e votuesve jane te pakten trefishi.

Shumica e tyre nuk jane fare banore te ketij fshati megjithate figurojne se duhet te votojne ne 28 qershor ne ambientet prane qendres shendetesore te fshatit.

Lista zyrtare e fryre ne menyre artificiale permban 1005 votues vetem ne kete fshat. Banoret thone se nuk njohin shume nga emrat e kesaj liste.

Nje nga emrat e shenuara ne kete listen perfundimtare te zgjedhesve eshte Thodhoraq Poçi. Ai deklaron se me pare ka votuar ne fshatin Kamenice ku ka patur vendbanimin nderkohe qe aktualisht banon ne qytetin e Korces.

Simpatizante te majte thone se kjo eshte nje menyre per te manipuluar ne votime.

Listes se gjate te zgjedhesve i jane shtuar edhe 34 persona te vdekur emrat e te cileve figurojne mes votuesve.

Top Channel