Vizat, PS: Deshtim i turpshem i qeverise

16/06/2009 19:20

Partia Socialiste ka kritikuar ashper qeverine per deshtimin ne heqjen e regjimit te vizave nga Bashkimi Evropian.

Ne nje deklarate per shtyp, kandidatja per deputete e PS, Erisa Spiropali e cilesoi si “te turpshem” deshtimin e qeverise dhe premtoi se me ardhjen e PS ne pushtet kufijte mes Shqiperise dhe BE-se do te hiqen.

“Berisha deshtoi me vizat dhe BE i vuri vizen Shqiperise. Eshte nje deshtim i turpshem. PS angazhohet qe ne vitin e ardhshem te heqe kufijte me BE, ndryshe nga veprimet e kryeministrit dhe ministrit te jashtem qe eshte papagalli i tij”, ka pohuar Spiropali.

Top Channel