Vizat, BE: Gati liberalizimi per ata qe plotesuan kushtet

16/06/2009 09:15

Keshilli i ministrave te Jashtem te Bashkimit Evropian i kerkoi Komisionit qe te paraqese sa me shpejt rekomandimin per liberalizimin e vizave ndaj atyre vendeve te rajonit qe i kane permbushur kushtet e percaktuara ne udherrefyes.

“Ministrat inkurajojne Komisionin qe te filloje propozimin per heqjen e vizave per ato vende qe i kane plotesuar te gjitha kushtet. Kjo me qellimin e arritjes se levizjes se lire me ta idealisht nga fundi i ketij viti”, u shpreh ministri i Jashtem cek, Jan Kohout.

Komisioneri Rehn premtoi se rekomandimi do te paraqitet brenda muajit korrik.

“Takimi i sotem i Keshillit sjell disa lajme te mira per qytetaret e Ballkanit Perendimor. Une e mirepres ftesen e Keshillit ndaj Komisionit per te paraqitur nje propozim ligjor sa me shpejt te jete e mundur, per levizjen e lire e pa viza, idealisht nga fundi i ketij viti, per ato vende te cilat do t’i kene plotesuar deri atehere te gjitha masat qe lidhen me sigurine e brendshme te BE-se”, tha Rehn.

Sipas raportit te Komisionit, Shqiperia dhe Bosnja, me gjithe progresin e bere, nuk i permbushin ende objektivat, ne asnje prej kater blloqeve te udherrefyesit.

Pala shqiptare pritet t’i raportoje Brukselit ne tetor per progresin e bere deri ne ate muaj dhe pas vleresimit, komisioni dhe vendet anetare do te nisin nje ekip ekspertesh per te verifikuar ne terren ecurine per dokumentat e identifikimit e pashaportat, kufijte, krimin e organizuar e korrupsionin ne vend.

Nderkohe per Kosoven, Rehn premtoi se studimi i vjeshtes do te parashikoje dhe levizjen e qytetareve te kosoves me rajonin e Bashkimin Evropian.

Top Channel