Italia, 200 karabiniere drejt Afganistanit

16/06/2009 19:30

Italia do te rrise pranine e saj ne Afganistan duke derguar edhe 200 karabiniere te tjere.

Lajmin e ka bere te ditur ministri italian i Mbrojtjes, Ignazio La Russa, i cili ka theksuar se vendimi eshte marre ne konsultim me kryeministrin Silvio Berlusconi.

La Russa ka shtuar se karabinieret italiane do te perqendrohen edhe ne trajnimin e forcave afgane te sigurise, te cilat duhet te marrin nen kontroll vendin.

Top Channel