Iran paralajmerohen serish protesta

16/06/2009 10:10

Pas protestave te dites se djeshme ne Teheran qe sollen edhe 7 viktima, sot paralajmerohet tjeter manifestim.

Lideri opozitar Mir Hossein Moussavi u ka bere thirrje te gjithe mbeshtetesve te tij per nje manifestim te qete dhe pa incidente ne diten e sotme, ndryshe nga ai i djeshmi qe solli edhe 7 viktima.

Protestat ne Teheran kane nisur qe ne diten e pare pas shpalljes se rezultatit zyrtar te zgjedhjeve te 12 qershorit qe nxorri fitues Mahmoud Ahmedinejad.

Top Channel