Hilton: Me Ronaldon, si David e Vic

16/06/2009 13:45

Pasanikja Paris Hilton ka shume fantazi…enderron nje te ardhme nen vemendjen totale te paparaceve duke qene cift me Cristiano Ronaldo-n, me te cilin kaloi dy net te nxehta.

“Mund te jemi nje cift fantastik, me te medhenj se David Beckham dhe Posh Spice…jemi me te nxehte dhe me te rinj se ata”, mesohet te kete deklaruar Paris, sipas “News Of The World Paris”.

Qellimi i saj eshte te rikuperoje pozicionin e humbur pas lidhjes me nje djale aspak te njohur si Doug Reinhardt.

Dhe ne sulm eshte vene per te mbajtur per vete blerjen me te fundit te Real Madrid, futbollisti i famshem ne te gjithe boten, Ronaldo.

Sa keq qe planet tani jane bere vetem nga Paris, pasi Ronaldo heren e fundit qe u takuan ndenji rreth nje ore ne shtepine e saj ne Beverly Hills dhe preferoi te largohej shprej prej andej per te kaluar oret ne vazhdim me miqte e tij ne hotelin me pese yje ku po qendronte.

Top Channel