Iran, policia bllokon mediat

15/06/2009 10:45

Pas protestave te mbeshtetesve te Mir Hosein Moussavi te cilat u shoqeruan edhe me perleshje me policine, autoritetet iraniane te rendit nuk kursejne as median.

Policia ka bastisur zyrat e gazetes se liderit opozitar Moussavi, “Kalameh Sabz”. Gazetes tjeter iraniane “Velayat” i eshte bllokuar dalja ne treg. Vendimi ka ardhur pas publikimit te nje karikature te presidentit Ahmedinejad pas shpalljes se rezultatit te zgjedhjeve.

Vec mediave vendase ne “siten” e autoriteteve iraniane po kalojne edhe mediat e huaja. Gazetaret e televizionit spanjoll TVE pas filmimeve te protestave jane urdheruar te lene menjehere Iranin. Mediat nuk lejohen te filmojne perplasjet mes protestuesve dhe policise.

Protestat e kunder procesit zgjedhor kane gjenezen pas publikimit te rezultatit te zgjedhjeve qe shpalli fitues Mahmoud Ahmedinejad te kundershtuar nga mbeshtetes te Moussavi.

Top Channel