Iran, Khamenei takim me Moussavi

15/06/2009 11:55

Udheheqesi suprem iranian ajatullah Ali Khamenei ka takuar mbreme ne darke  ish-kandidatin moderator per president dhe liderin e opozites Mir Houssein Moussavi, ben te ditur televizioni shteteror iranian.

“Duhet te ruajme qetesine dhe te ndjekim rrugen ligjore per te zgjidhur mosmarreveshjet. Edhe ne zgjedhjet e kaluara ka patur kandidate qe kane qene te pakenaqur me rezultatin e zgjedhjeve dhe u drejtuan rrugeve ligjore per zgjidhjen e tyre. Trazirat jane te provokuara nga armiqte qe veprojne pas skene”- perfundoi udheheqesi suprem iranian Khamenei.

Takimi ka ndodhur dje pasi Moussavi ka dorezuar ne Keshillin Rojtar nje kerkese zyrtare per anullimin e zgjedhjeve te 11 qershorit.

Top Channel