Berisha ne Kamez dhe Kombinat

14/06/2009 19:45

Me premtimin se Kamza ne 4 vitet ne vijim do te jete bashkia me e zhvilluar e vendit, kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha ka vijuar turin elektoral ne kete zone duke e vene theksin tek procesi i legalizimeve per te cilin ai akuzoi socialistet se jane perpjekur gjithmone ta pengojne.

“Finalizim te legalizimit dhe shpejtim te procesit. Armiqte e legalizimit qe jane gjithmone ne krye te PS-se ben cdo gje qe te mos votonin ligjin e legalizimit, por ata deshtuan. Dy dite me pare qeveria ime vendosi te hape tregun e letrave me vlere”, eshte shprehur Berisha.

Ne 4 vitet ne vijim – tha Berisha – qeveria do te hape 160 mije vende te reja pune dhe do te vijoje reformat ne te gjithe sektoret kyc per vendin, duke i dhene Shqiperise, sipas tij, nje fytyre te vertete europiane.

Ne takimin e radhes ne zonen e kombinatit ne kryeqytet kryetari i PD-se, Berisha zgjodhi gjuhen e ashper ndaj rivalit te tij Edi Rama.

“Simpatizante te Partise Socialiste dhe te gjitha partive te tjera ju bej thirrje te bashkoheni per projektin e madh te Shqiperise evropiane. Socialiste, cfare ju lidh ju me Edi Ramen, ndersa me Sali Berishen ju lidh projekti evropian per Shqiperine, krijimi i vendeve te punes, ju lidh levizja e lire ne BE”, theksoi Berisha.

Ne 28 qershor, tha ai, shqiptaret do te zgjedhin te ardhmen dhe integrimin ne Bashkimin Europian duke votuar per Partine Demokratike.

“Ne 28 qershor te gjithe votoni 10-en. PD-ja mesi po pret fitoren tuaj, fitoren e gjithe Shqiperise”, eshte shprehur Berisha.

Kryetari demokrat ka qene edhe ne Paskuqan ku premtoi rritje te investimeve dhe kthimin e kesaj zone ne nje nder me te zhvilluarat ne vend.

Top Channel