Sinqeriteti dhe natyrshmeria ne interpretim kane bere qe aktorja e njohur Eva Alikaj te krijoje nje portret te vecante te saj.

Artistja e cila numeron mjaft role te interpretuar ne kinematografi dhe teater, ka vite qe eshte shkeputur nga skena shqiptare e ndersa vetem dy vjet me pare ajo u rikthye zhurmshem me nje muzikal, ku interpretoi ne rolin e Lola Blaut.

E ardhur rishtaz ne Tirane, ne nje interviste ekskluzive per Top Channel, Alikaj rrefen jeten e saj te veshtire, profesionale e private ne Austri si dhe kembenguljen per te interpretuar ne teatrin kombetare, “Josef Shtod” ne Vjene.

“Ne Vjene nuk kam filluar, por kam cuar dokumentat ne nje teater te rendesishem qe quhet Jozef Shtod”, eshte shprehur Alikaj.

Te interpretosh ne skenat shqiptare per te eshte dhe me e veshtire, packa se mbi supe mban nje karrierre te gjate.

Te jete pjese e Teatrit Kombetar, sigurisht qe kjo eshte endrra me e madhe e 48 vjecares.

Pervecse skenes dashuria me e madhe e jetes se saj mbetet Xhino, djali i saj adoleshent, me te cilin ka kapercyer bashke cdo situate te mire, apo te keqe.

“Per momentin nuk eshte e lehte sepse djali im eshte shume rebel ne kete moment”, thote Alikaj.

Aktorja ka interpretuar ne filmat si “Njeriu i mire”, “Shirat e vjeshtes”, “Jeta ne duart e tjterit”, “Treni niset shtate pa pese” apo “Perdhunuesit”.

Top Channel