Masakrohet ne mes te Kukesit 24-vjecari

12/06/2009 08:20

Nje 24-vjecar eshte plagosur rende nga dy “rivale” te vjeter, fillimisht me makine dhe me pas me mjete te tjera, perfshi edhe nje hanxhar kasapesh.

Ngjarja ka ndodhur mesditen e se enjtes, ne qender te qytetit te Kukesit, kur vellezerit Ylber dhe clirim Laci, perkatesisht 35 dhe 27 vjec nga Kukesi, kane sulmuar me makine shtetasin Ermal Bici, 24 vjec, nga Kukesi.

I riu eshte rrezuar pertoke, me pas vellezerit kane dale nga makina dhe kane nisur ta godasin me gure e shqelma. Ne nje moment ata kane nxjerre nje sater kasapesh dhe e kane plagosur ne shpatull me te. Ngjarja ka tronditur dhjetera kalimtare te rastit, te cilet e kane pare ngjarjen nga afer, por pa guxuar te nderhyjne.

Vetem nderhyrja e policise ka bere qe te dy vellezerit agresore te neutralizohen dhe viktima te dergohet ne spitalin e qytetit pa ndjenja.

Ngjarja ka ndodhur ne nje vend shume te frekuentuar, ne nje kryqezim rrugesh afer shkollave te qytetit e disa godinave publike dhe ku policia eshte vazhdimisht e pranishme. Burime te Drejtorise se Policise ne Kukes tregojne se dy agresoret jane shoqeruar dhe po mbahen ne komisariat, ndersa viktima, pas nje mjekimi te shpejte ne spitalin e Kukesit, eshte nisur me urgjence me rruge tokesore ne Prishtine per nderhyrje te specializuar.

Pervec thyerjes se kembes, qe eshte shkaktuar nga perplasja me makine, mesohet se viktima ka nje prerje te thelle ne shpatull. Burime te ndryshme, perfshi edhe ato te policise, ndonese jo zyrtare, flasin per nje sherr te vjeter mes dy paleve. Thuhet se viktima ka rrahur para dy vitesh njerin prej agresoreve, per shkaqe qe ende nuk dihen dhe ngjarja e djeshme ka pasur per motiv hakmarrjen.

Ngjarje te tilla kane ndodhur shpesh kohet e fundit ne qytetin e Kukesit. Vetem disa jave me pare, ne mes te dites, nje shtetas me precedente penale plagosi me pistolete nje nga drejtuesit vendore, por pa pasoja serioze per shendetin.

Top Channel