Halliwell ne Sardegna me te dashurin e ri

12/06/2009 18:25

Geri Halliwell ka nisur nje tjeter histori dashurie pas ndarjes nga i fejuari Fabrizio Politi ne muajin mars.

Ish pjesetarja e grupit Spice Girls nuk ka humbur kohe pasi ajo eshte lidhur me aristokratin anglez 27 vjecar, Hanry Beckwith. 36 vjecarja fekuentohet me te dashurin e ri qe prej 2 muajsh, me te cilin ndodhet per pushime ne bregdetin italian te Sardegna-s.

“Me Fabrizio-n u ndava por tashme dua te rri vetem per nje vit”, u shpreh Halliwell pas perfundimit te historise paraardhese, por mesa duket ish Spice Girl nuk i ka rezistuar dot tundimit per te pasur prane nje mashkull.

 

Top Channel