Tirana rekord per moshen e madhe te votuesve

11/06/2009 15:25

Tirana duket se mban rekordin per jetegjatesine ne Bote.Ne listat e zgjedhesve, te publikuara nga Ministria e Brendshme rezultojne si votues shume persona, te cilet jane lindur qe dy shekuj me pare, ne periudhen e fundit te viteve 1800.

Jane zgjedhes qe kane pare e votuar te gjitha regjimet, qe nga ne kohen e Turqise, Zogut, Enver Hoxhes e deri tani ne pluralizem.

Keta votues mbi 130 vjec do te hynin edhe ne rekordin Guinness, kur dihet se nje grua nga Kazakistani njihet si me e vjetra ne Bote.

Ky kontigjent votuesish ka marre pjese ne proceset historike te vendit dhe ka pare per se gjalli Naim Frasherin, Petro Ninin si dhe shume emra te tjere te periudhes para Luftes se Pare Boterore.

Emrat e njerezve mbi 100-vjecare nuk jane nje lajthitje e listave te afishuara neper qendra, por ato gjenden edhe ne faqen online te Ministrise se Brendshme.

Ne kete situate mbetet per t’u thene: Ose pensionistet ne Tirane jetojne ne mireqenie ose listat jane probleme…

Top Channel