Incidente ajrore pa pasoja ne njerez

11/06/2009 09:10

Nje avion australian Airbus A 330 me 230 pasagjere, ne bord beri ulje te detyruar ne Guam, pasi pilotet pane flake brenda kabines. Kompania ajrore JetStar tha se te gjithe pasagjeret, kryesisht japoneze jane shendoshe e mire dhe asnjeri prej tyre nuk pesoi me te voglin demtim.

Avioni po fluturonte prej kater oresh drejt Gold Coast te Quinsland, kur u pane flaket ne kabine. JetStar eshte pjeserisht prone e kompanise austrialiane, Qantas. Edhe nje avion rus, Airbus A320 beri nje ulje te detyruar, pas demtimit te njerit prej xhamat mbrojtes.

Avioni i Aeroflot, po fluturonte nga Irkutsk ne Moske, dhe nderroi drejtim ne qytetin Novosibirsk, ne Siberi.

Asnje prej pasagjereve nuk pesoi demtime.

Javen e kaluar, nje avion Airbus A330, i kompanise ajrore AirFrance, u rrezua ndersa udhetonte nga Rio De Zhaneiro per ne Paris duke sjelle per pasoje vdekjen e te gjithe 228 pasagjereve ne bord.

Top Channel