Turizmi, shqiptaret sfidojne krizen

09/06/2009 19:50

Shqiptaret kane vendosur te sfidojne krizen duke mos cenuar shpenzimet e tyre per pushimet e veres.

“Njerezit para zgjedhjeve jane me te kujdesshem, por kerkesat jane gjithmone e me shume ne rritje”, deklaron Sava Bardhi, perfaqesuese e agjencise “Sava Tours”.

Te njejten gje pohon edhe Besnik Vathi i “ATHS”. “Ka qene nje pranvere me levizje me shume se sa vitin e kaluar. Per pushimet ka kerkesa te medha”, shprehet Vathi.

Ngreci i krizes ka prekur vetem turistet e huaj, te cilet pritet te vijne me pak kete sezon ne Shqiperi. “Kete vit ne kemi marre me pak operatore qe interesohen ta kene Shqiperine ne turet e tyre. Numri i turisteve te huaj eshte ulur”, thote Vathi.

Edhe perfaqesuesja e “Sava Tours” thote se shume turiste te huaj jane terhequr. “Ka pasur nje ngerc, ka pasur disa anulime, por kjo nuk na ka bere pesimist”, shprehet Sava Bardhi.

Cmimet e paketave turistike, zyrtarisht jane 10 deri ne 15 per qind me te larta se se nje vit me pare. Por kriza ka bere qe kete vit shqiptaret te perfitojne prej saj.

“Mosrealizimi i numrit te turisteve ne lokalitete si Antalia apo Sharm el Sheikh ka bere qe hotelet te pergjysmojne cmimet e tyre”, thote Vathi.

Ne 2009-en turizmi ishte nje nga industrite me xhiron me te madhe te ekonomise. Sipas Bankes se Shqiperise, te ardhurat nga turizmi ishin vitin e kaluar 1.2 miliarde euro, ndersa shpenzimet 1 miliard e 50 milione euro.

Top Channel