Rama ne Rreshen: Kemi vullnet per te ardhmen

09/06/2009 12:05

Kryetari socialit, Edi Rama, ishte ne qytetin e Rreshenit, ne turin zgjedhor per prezantimin e programit dhe kandidateve per deputet.

Vota e 28 qershorit tha zoti Rama ka nje rendesi historike, ka misionin e ndarjes me te shkuares shpjegoi ai dhe afrimin me familjen europiane. Ai ritheksoi angazhimin e socialisteve per liberalizimine vizave.

“Gjeja kryesore qe do te bejme eshte qe ne 2010 te mos kete me kufij me Evropen. Ne do t’i bashkojme te gjithe shqiptaret te kene nje hapesire te perbashket”, u shpreh Rama.

Sipas tij, me voten ne adrese te PS-se, shqiptaret do t’i japin jete nje politike te re qe do te sjelle me shume vende pune, do te zhvilloje fshatin dhe do te nxjrre nga harresa dhe mjerimi ku eshte zhytur ne keto 18 vjet.

Shefi i socialisteve kerkoi qe qyyetaret te votojne me 28 qershor PS-ne dhe ekipin e saj sepse kjo eshte e vetmja parti tha ai qe ka vullnet dhe ide te reja per te ardhmen e vendit.

Top Channel