Lushnje, aksident rrugor, vdes 58-vjecari

09/06/2009 09:55

Nje tjeter aksident ka pergjakur rrugen Lushnje- Fier. Ngjarja ndodhi kur nje makine tip benc me targa LU 0956C i drejtuar nga shtetasi Kimet Kaja 58 vjec ka goditur nga pas nje trajler te ngarkuar me inerte me targa FR3315A.

Goditja ka qene shume e forte ku si pasoje gjeti vdekjen e menjehershme drejtuesi i bencit, Kimet Kaja nga Kolonja e Lushnjes.

Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forca te shumta policie zjarrfikes e ambulanca.Eshte dashur ndihma e zjarrfikseve qe me mjetet e tyre te sharronin makinen dhe te nxirrnin viktimen nga makina.Policia nga hetimet e para doli ne konkluzionin se drejtuesi i mjetit ka qene me shpejtesi tej normave te lejuara.

Top Channel