Paraja jashte bankave rritet me 37 per qind

08/06/2009 08:25

Treguesit e parase ne qarkullim shenuan ritme rritjeje te papara prej shume vitesh ne Shqiperi gjate muajve te fundit, behet e ditur nga te dhenat e Bankes se Shqiperise.

Sasia e parave jashte bankave paradepozituese u rrit me 37 per qind ne baze vjetore gjate tremujorit te pare te ketij viti, nderkohe qe ishte rritur me me pak se 8 per qind mesatarisht gjate gjashte viteve te fundit.

Rritja e treguesit M3, i cili perfshin te gjithe oferten per para ne ekonomi, u rrit ne menyre me modeste per shkak te kufizimit te kreditimit nga ana e bankave.

Baza monetare, e cila perfshin parane kartemonedhe e monedhe ne qarkullim, u rrit me 19 per qind gjate vitit 2008 dhe me 27 per qind gjate tremujorit te pare te ketij viti.

Baza monetare nuk duhet te rritet me shpejt sesa niveli i rritjes nominale te ekonomise, ne menyre qe te mos prodhoje inflacion. Keshtu, gjate gjashte viteve qe nga viti 2003, rritja e bazes monetare ne Shqiperi pati nje mesatare vjetore prej 9 per qind.

Gjithçka eci siç duhej deri ne shtator te vitit te kaluar, gje qe i dha Shqiperise inflacion te ulet. Pothuajse e gjithe rritja e inflacionit gjate ketyre viteve ne Shqiperi eshte prodhuar nga shkaqe te tjera, jo nga oferta monetare. Por ne tetor, situata ndryshoi rrenjesisht.

Te ardhurat e qeverise filluan te ngadalesohen deri sa ndaluan ecurine normale, nderkohe qe qeveria vijoi te shpenzoje si me pare. Per pasoje, qeveria iu drejtua bankes qendrore per borxh, gje qe solli edhe rritjen e parase ne qarkullim. Nje situate e tille eshte shfaqur edhe ne vende te tjera perendimore, gje qe ka shtuar friken e ekonomisteve se keto vende mund te perballen serish me makthin e harruar te inflacionit dyshifror.

Top Channel