BSH pergatitet te shtrengoje kontrollin per kredite

08/06/2009 08:10

Banka e Shqiperise pritet te vendose rregulla te reja shtrenguese per bankat mbi menaxhimin e rrezikut, pas te dhenave shqetesuese per rritjen e shpejte te kredive te keqija ne vend.

Ne mbledhjen e Keshillit Mbikeqyres qe pritet te zhvillohet te merkuren, do te ndryshohen rregullorja e “Administrimit te rrezikut nga ekspozimet e medha te bankave” dhe ajo “Per administrimin e rrezikut te kredise”.

Lufta kunder kredive te keqija pritet te kthehet ne prioritetin numer 1 per banken qendrore, pas te dhenave te muajit prill, kur kredite e keqija u rriten deri ne 8 per qind te portofolit, shifer kjo dy here me e larte sesa nje vit me pare.

Sistemi bankar shqiptar mbetet gjithsesi i shendoshe fale fitimeve te bollshme te realizuara gjate vitit te kaluar.

BSH vendosi ne fillim te ketij viti te ndaloje bankat te shperndajne dividente mbi fitimet prej mbi 100 milione dollaresh te realizuara per vitin 2008, duke parashikuar nje situate jo shume te mire financiare per kete vit.

Sistemi bankar ne Shqiperi ka qene mjaft me fitim gjate gjithe dekades se fundit.

Ne mbi 95% te tij ky sistem zoterohet nga banka te huaja. Kredidhenia eshte rritur me me shume sesa 50% nga viti ne vit qe prej 2005-es, duke nisur nga nje baze shume e ulet. Megjithate, rritja e shpejte ka qene nje shkak per t’u shqetesuar per Banken Qendrore ne vend, por dhe per Fondin Monetar Nderkombetar. Qe te dyja keto institucione kane kerkuar fuqizimin e rregullave ne menaxhimin e rrezikut.

Rritja e shpejte e kredive te keqija nuk lidhet drejtpersedrejti me krizen aktuale ekonomike, por me ritmin e shpejte te rritjes se kreditimit gjate viteve te fundit, gje qe besohet se ka sjelle vendimmarrje te gabuara kredidhenieje nga ana e bankave.

Top Channel