Agjencite turistike: Zgjedhjet po na prishin pune

08/06/2009 08:30

Agjencite turistike shqiptare bien pre e etheve elektorale te 28 qershorit. Ato duket se nuk po perjetojne thjesht dhe vetem krizen ekonomike globale, por edhe braktisjen nga klientet me te shumte, e pikerisht nga zyrtaret e administrates, ata qe mbushnin avionet çarter dhe niseshin drejt destinacioneve turistike, duke kenaqur njekohesisht edhe bilancet verore te “tour operatoreve”.

Por kete vit kane rastisur dy te keqija ne nje dere, sikunder pohon vete nje nga drejtuesit e agjencive turistike ne kryeqytetin shqiptar.

“Njerezit perpiqen qe te shpenzojne me pak, te shqetesuar nga lajmet e krizes, por edhe nga zhvleresimi i shpejte i parase”, shprehet Agimi, menaxher agjencie.

Megjithate, si te keqen me te madhe qe pritet te rendoje ne perfitimet e tyre konsideron zgjedhjet e pergjithshme parlamentare. Klientet tane, shton ai, jane interesuar dhe ne u kemi dhene ofertat e ketij sezoni, por shohim qe ngurrojne se tepermi dhe te gjithe presin se çfare do te ndodhe pas zgjedhjeve, kush do te fitoje. Me shpresen se ne muajt korrik, gusht e shtator do te kene me shume pune, ata presin qe qershori te kaloje sa me shpejt dhe te merret vesh edhe fati i qeverise.

“Do fitojne te djathtet, apo te majtet, ky eshte problemi”, shprehet Ana, nje operatore turistike, e cila e lidh kete me punen e saj. Ajo shton se te gjithe duan te bejne pushime sa me te mira dhe ne vende sa me te bukura e komode, por jo te gjithe i kane mundesite.

Ndersa per klientet me mundesi financiare ajo tregon se jane ne pritje nese do t’u preken vendet e punes apo jo. “Perpiqen te tregohen te kujdesshem. Te gjithe te njejtin merak kane: punen. Nuk eshte pak te ndryshoje qeveria dhe te mos jesh me ne pune. eshte kohe krize”, shton me tej Ana.

Te njejtat ankesa per prenotime te reduktuara deri ne nivelin e 20-30 perqindeshit krahasuar me nje vit me pare degjon edhe nga drejtues, menaxhere e operatore te tjere te agjencive turistike. Sipas tyre, nese edhe muajt e tjere te veres do te vijojne me kete nivel prenotimesh per pushimet verore, atehere ky treg realisht do te perjetoje krizen me te forte qe nga krijimi i tij. Dhe ofertat per ta jane me se bindese.
 

Top Channel