E majta, Dule: Te punojme me idealet evropiane

05/06/2009 20:45

Gjate nje takimi ne qarkun e Korces, kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule tha se, forca politike qe ai drejton gjithmone do te jape kontribut per krijimin e nje shteti te bazuar mbi ideale europiane.

“Ne cdo moment te aktivitetit tone politik, duhet te jeni te bindur se kemi punuar te frymezuar nga ideale evropiane, per te vajtur drejt Evropes ku te jemi te barabarte ne kete familje”, ka pohuar Dule.

Kreu i G99, Erion Veliaj gjate nje takimi ne kryeqtet me gra dhe vajza te reja tha se, kuotat e perfaqesimit ne politike te gruas jane vetem fillimi dhe duhet bere shume me teper qe me ne fund pjesemarrja e gruas ne politike te reflektoje natyrshem kontributin e saj ne te gjitha fushat e tjera.

“E di qe ndonjehere i ngjajme nje muri prej gome qe sa me shume i bie te kthen pas. Disa gra qe nuk jane nje shembull i mire behen barriere per gra te tjera, pasi nuk duan qe ato te futen ne politike. Kemi mundesine ta rrezojme kete barriere”, ka deklaruar Veliaj.

Ndersa aleati tjeter i PS, kreu i PSD-se, Skender Gjinushi ne turin e tij elektoral ne Fier, Ballsh dhe Patos u shpreh se fitorja e se majtes ne 28 qershor do te jete e sigurte. Me shume se 8 qarqe, tha Gjinushi, do te fitohen nga te majtet.

“Ne 28 qershor do perkthehet vullneti juaj. Prandaj PSD eshte e bindur se e majta eshte force e pare”, ka theksuar Gjinushi.

Nga ana tjeter, kreu i PDS-se, Paskal Milo gjate nje takimi ne Tirane per prezantimin e kandidateve per deputete per kete qark tha se, Shqiperia ka vuajtur dhe vuan nga demagogjia dhe korrupsioni i klaneve.

“Shqiperia vuan nga demagogjia dhe korrupsioni i klaneve qe e kane qeverisur dhe jo sepse nuk ka programe te shkruara nga profesioniste”, ka pohuar Milo.

Top Channel