Vjedhjet naten dhe diten, Saranda e pasigurt

04/06/2009 08:40

Viktima e fundit e grabitesve, qe sa vijne e shtohen ne numer dhe ne operacionet grabitese ne Sarande, kane qene dy turiste italiane.

Ata kane provuar te shetisin dhe te prekin pikat e pelegrinazhit turistik te Sarandes dhe rrethinave te saj, duke udhetuar me motoçikletat personale, te sjella nga Italia.

Dita e pare e guides turistike ka shkuar per bukuri, por nje kthese te papritur dhe ekstremisht antituristike ka marre turizmi i tyre ne Sarande gjate nates se djeshme.

Turistet italiane i parkuan motoçikletat e tyre ne pjesen e jashtme te hotelit “Palma”, ngjitur me Portin detar te Sarandes, atje ku parkohen zakonisht edhe autoveturat e klienteve te hotelit.

Por mengjesi i ka gjetur te grabitur motoret e tyre te kushtueshem, duke lene nje shije jo te mire edhe per Saranden dhe sarandjotet. eshte mesuar se hoteli kishte edhe roje nate, por vjedhja eshte bere kaq e sofistikuar, sa ai nuk ka marre vesh asgje.

Pronari i hotelit, Llambro Nesturi, eshte shprehur me habi jo vetem per pasigurine qe po behet shqetesuese per qytetin dhe turistet e tij, por edhe per pazbulueshmerine ne rritje te policise ndaj vjedhjeve.

Top Channel