KQZ zgjidh ngerçin per grupet e numerimit

04/06/2009 08:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje pasdite projekt-udhezimin per funksionimin e grupeve te numerimit te votave.

Palet dhane sinjale konsensusi ne mbledhjen e paradites te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Pas disa seancash me debate lidhur me procesin e numerimit te votave, dje kreu i KQZ-se, Arben Ristani, propozoi qe pika tre e nenit dy te udhezimit te perfshihej serish ne draft.

Ristani propozoi qe ne rast se grupi i numerimit te votave ka te pranishem gjate numerimit vetem dy anetare, KZAZ-ja organizon punen qe ky proces te jete i monitoruar nga kamerat.

Ne rast se nuk funksionon teknologjia mbeshtetese, nderpritet numerimi derisa fillon funksionimi i tyre, ose pritet qe te plotesohet serish GNV-ja.

Njekohesisht eshte parashikuar edhe ne rast se ndodh qe nje kuti me flete votimit te mund te jete e hapur dhe GNV mbetet me dy anetare. Ristani propozoi qe numerimi i kesaj kutie te vazhdoje deri ne fund, pa hapur ndonje kuti tjeter, derisa te filloje funksionimi i teknologjise mbeshtetese, ose te plotesohet GNV-ja.

Nje tjeter propozim i ardhur nga perfaqesuesi juridik i PD-se, Njazi Kosovrasti, ishte per zevendesimet e mundshme te anetareve te GNV-ve. Ai propozoi qe ne rast se nje prej anetareve nuk mund te vazhdonte me numerimin e votave, ai te zevendesohej me nje tjeter anetar nga koalicioni. Nje tjeter ide e ardhur per kete draft ishte ajo nga perfaqesuesi juridik i LSI-se, Ilirian Muho.

Ai, referuar defekteve qe mund te kete teknologjia mbeshtetese gjate procesit te numerimit, propozoi qe te ftohet afer tavolines ku behet numerimi vezhguesi i atij koalicioni qe nuk ka anetar ne grupin e numerimit te votave.

Nderkohe, bordi i monitorimit te mediave paraqiti dje raportin e radhes. Ne Qendren e Monitorimit, e cila ndodhet ne mjediset e Keshillit Kombetar te Radio-Televizionit, monitorohen 14 televizione dhe 3 radio.

Bordi pranon ne relacionin e vet se, per kronikat e perurimit te tunelit Rreshen-Kalimash, debatin Ministri e Brendshme-PS per leternjoftimet dhe kronikat e 1 qershorit, ka pasur mosmarreveshje, se cilat prej tyre duhen konsideruar fushate dhe cilat jo. Per kete i eshte kerkuar mendim Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Po ashtu, bordi ka konstatuar se nje numer i konsiderueshem operatoresh ka shkelur Kodin Zgjedhor per sa i perket transmetimit te reklamave mes ores 18:00 dhe 20:00, qe eshte nje brez orar i palejuar nga ligji. Bordi ka njoftuar gjithashtu se disa mediave u eshte terhequr vemendja, nderkohe qe masat ndaj tyre do te merren ne ditet ne vijim.

Nderkohe, kryetari i KQZ-se, Ristani, i ka kerkuar BMM qe te paraqese masa konkrete dhe me pas te flase per problemet gjate monitorimit. Njekohesisht nuk u mor asnje vendim lidhur me kohen televizive qe merr qeveria me aktivitetet e saj.

Ne kete pike, perfaqesuesi i PS-se tha se relativisht e djathta ka me shume kohe dhe duhet bere ndarja mes aktiviteteve te qeverise dhe aktiviteteve te PD-se.

Sa i perket vleresimit per aktivitet per rrugen “Durres-Kukes” apo 1 qershorin, kreu i KQZ-se i kerkoi BMM-se qe te paraqese nje kerkese ne kete institucion dhe te percaktohet nese ajo do te vleresohet si fushate elektorale.

Top Channel