Eksporti ‘Made in Albania’ ulet me 20 per qind

04/06/2009 08:35

Eksporti i mallrave me origjine shqiptare u ul me 20 per qind ne 6092 tone gjate tremujorit te pare te vitit 2009, behet e ditur nga statistikat e Drejtorise se Pergjithshme te Doganave.

 Statistikat tregojne se eksportet shqiptare nuk jane ulur vetem si pasoje e renies se cmimeve ne tregun nderkombetar, por se ka nje renie totale te tregtise edhe ne sasi.

Ne tremujorin e pare te vitit 2008, qene eksportuar 7612 tone mallra shqiptare, nderkohe qe ne te njejten periudhe te vitit 2006 qene eksportuar 6270 tone. Shqiperia eksporton pergjithesisht minerale, nafte e bime medicinale. Sektori i minierave eshte me i godituri nga kriza aktuale boterore.

Cmimet e kromit dhe te bakrit ne tregun nderkombetar jane pergjysmuar gjate vitit te fundit ndersa kerkesa eshte gjithnje e me e paket. Shume kompani eksportuese jane vendosur ne veshtiresi serioze per shkak te krizes. Muajin e kaluar, shume kompani qe zoteronin koncesione per minieren e Bulqizes nderprene aktivitetin ndersa disa te tjera ndaluan investimet ne fabrikat e pasurimit.

Eksportet shqiptare ne sasi gjate tremujorit te pare rane ne 245 mije tone, ose me 30 per qind ne krahasim me tremujorin e pare 2008, kur qene eksportuar 253 mije tone. Renia me e rende e eksporteve u shenua ne muajin shkurt.

Top Channel