Tendenca, jo me perpunim i fotove te yjeve

03/06/2009 09:10

Mrekullite e teknologjise i vijne ne ndihme yjeve te Hollywood, per t’u prezantuar para publikut ne forme perfekte.

Nese mema natyre apo aftesite personale nuk paraqesin figuren e kerkuar atehere peneli virtual heq rrudhat e padeshiruara, rregullon defektet dhe punon me mire se cdo kirurg estetik.

Photoshop, ben te mundur te pamunduren, duke krijuar nje sistem krejt te ri ‘vlerash’ pamore, ndaj te cilave fotografet profesioniste shpesh tentojne te largohen.

Fotografi i famshem Peter Lindbergh, i cili gjithnje i ka rezistuar orgjise se Photoshop-it ka bindur nje numer te madh yjesh te Hollywood qe te pozojne pa truk.

Keshtu nje muaj me pare Monica Bellucci, Sophie Marceau, Eva Herzigova, Charlotte Rampling, Chiara Mastroianni dolen para objektivit ashtu sic jane duke tentuar te transmetojne bukurine e vertete.

Ndaj edhe mediat kryesore te showbiz po tentojne qe te reduktojne perdorimin e photoshop dhe te publikojne fotografi qe jane sa me shume prane pamjes se vertete te divave te kinemase apo te muzikes e artit ne pergjithesi.

Sekreti: perdorim i Photoshop sa me pak te jete e mundur.

Top Channel