Dhunohet fizikisht kryetari i Partise Socialiste ne fshatin Zemblak te Korces.
Sipas informacioneve, Fatos Hyka eshte dhunuar, per shkak te ngritjes se flamurit te Partise Socialiste dhe vendosjes se mbishkrimeve ne muret e banesave ne qender te fshatit.
Vete Hyka thote se eshte rrahur nga kryeplaku i fshatit dhe disa militante te forces tjeter politike.
Fshati Zemblak njihet si bastion i djathte. Qe nga vitit 1991 ne kete fshat ka munguar prezenca e Partise Socialiste dhe per here te pare eshte bere edhe tentativa per te celur nje seli te PS ne kete zone me strukturat e veta.
Ne nje reagim te djeshem, kreu i PS-se, Edi Rama tha se pret incidente te tjera me te medha se ai i Shijakut qe te cenojne fushaten zgjedhore. Flamujt e zyres elektorale te PS-se ne Xhafezotaj te Shijakut u dogjen.
Top Channel