Kompanite publike zhyten ne borxhe

03/06/2009 08:00

Kompanite nen pronesi publike duket se po e zhysin Shqiperine ne borxhe me ritme me te shpejta sesa qeveria.

Te dhenat e publikuara se fundmi nga Banka e Shqiperise bejne te ditur se deri ne fund te marsit, kompanite publike si KESH, OSSH etj., rriten borxhet ne banka deri ne 14.8 miliarde leke, (112 milione euro), nderkohe qe nje vit me pare, borxhet qene vetem 48.5 milione euro.

Rritja e borxheve te kompanive publike kap shifren marramendese prej 147 per qind ne me pak se nje vit. Sipas te dhenave te BSH-se, borxhet me te medha jane terhequr ne periudhen nentor-janar dhe kredite jane terhequr pergjithesisht ne euro.

Rritja e borxhit te kompanive publike i dedikohet Operatorit te Sistemit te Shperndarjes, kompanise se sapoprivatizuar per 102 milione euro. OSSH-ja mori kredi per te paguar faturat e importit te energjise perballe te ardhurave ne renie dhe humbjeve ne rritje. Vete qeveria ka gjasa te detyrohet te ktheje te privatizuesi nje pjese te parave te marra, per shkak te borxheve.

Vete korporatat huamarrese nuk kane publikuar asnje lajm mbi marrjen e borxheve nga bankat, edhe pse zakonisht buxheti i shtetit garanton shlyerjen e tyre dhe se keto borxhe rendojne mbi xhepat e taksapaguesve.

Ne prill, 3.5 per qind e kredise totale te dhene ne Shqiperi u perkiste “korporatave publike jofinanciare”. Banka e Shqiperise prej vitesh keshillon qytetaret te paguajne interesa me te larta per kredite ne leke qe te shmangin rrezikun e kursit te kembimit, por kompanite publike nuk e kane degjuar kete keshille. Mbi 62 per qind e kredive eshte terhequr ne euro.

Dy vjet me pare, huamarrja e drejtperdrejte ne banka e kompanive publike, ku KESH eshte me e rendesishmja, ishte nje koncept pothuajse i panjohur.

Kredite qe bankat japin per kompanite shteterore mbartin zakonisht interesa po aq te larta, ose shpesh edhe me te larta se interesat e kredive qe merr biznesi privat. Por, ne ndryshim nga biznesi privat, keto borxhe garantohen nga buxheti i shtetit dhe nuk permbajne te njejtin nivel rreziku me privatet. Shume eksperte e shohin kredidhenien me interesa te larta per korporatat publike, si nje biznes spekulant dhe te dyshimte.

Pa transparence

Hera e fundit kur nje kompani publike njoftoi se pati marre nje kredi te nje banke private, ishte vera e vitit 2008. Korporatat e medha zakonisht duhet te paguajne nje vleresues te pavarur financiar, ne menyre qe te mos bien peng e ofertave zhvatese te bankave private kur kerkojne kredi.

Por asnje prej kompanive nuk ka ndermarre nje veprim te tille. Kompanite publike nuk e marrin kurre mundimin te publikojne bilancet e veta, nderkohe qe hyjne ne marredhenie tregtare me bankat shpesh pa organizuar fare tender. Per pasoje, edhe interesat qe duhet te paguhen, shtohen. 

Top Channel